Moti i keq ka goditur Italinë. Erëra të forta, shira të dendur dhe dëbora e pazakontë kanë qenë prezent në pjesën më të madhe të së dielës në veçanti duke ndikuar në zonën qendrore dhe jugore të vendit.
Disa zona janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se duke filluar nga e diela në mbrëmje reshjet e shiut janë të mundshme, madje shumë intensive dhe të shoqëruara me breshër, rrufe dhe erë të fortë, në Emilia-Romagna dhe Veneto. Stuhi pritet gjithashtu në Abruzzo, Molise, Friuli Venezia Giulia, Veneto dhe Emilia-Romagna. Nga orët e para të mëngjesit të së hënës reshjet do të prekin Sardenjën, Lazion e Jugut, Campania, Bazilikata dhe Kalabri.
Ndërkohë, disa zona janë zbardhur edhe nga bora, e pazakontë për këtë periudhë të vitit. g.v/abcnews.al