Shkëndija nis fluturimin, pas triumfit të sotëm me rezultatin 1-3 në transfertë me skuadrën e Pelisterit, Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka u gjendën shumë shpejt në disavantazh, teksa Tanushev i ndëshkoi me penallti.
Gjithsesi reagimi ishte i shpejtë dhe Valon Ahmedi vendosi baraspeshën me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte. Në pjesën e dytë Shkëndija shënoi edhe golin e epërsisë dhe ishte Ljupce Doriev ai që ndëshkoi skuadrën vendase.
DOMINIM SHQIPTARËSH – Shkëndija me fitoren e marrë ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, katër më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Ekipi kryeqytetas mund të jetë rivali më serioz për titull këtë sezon, por sot ka humbur derbin me Strugën.
Këta të fundit triumfuan 2-0 me Shkupin dhe vendimtar ishte mesfushori Nijas Lena, i cili i shënoi të dy golat e takimit dhe e ngjiti skuadrën e tij në vendin e katërt për momentin. Në krizë duket Renova, e renditur në vendin e parafundit dhe që sot u mposht nga Makedonija GP me rezultatin 1-3.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 7
Akademija Pandev-Sileks 1-0
Pelister-Shkëndija Tetovë 1-3
Shënues: Tanushev (pen.) 5’ / Ahmedi 23’, Doriev 68’, B. Ibrahimi 83’ (pen)
Renova-Makedonija GP 1-3
Struga Trim & Lum-Shkupi 2-0
Shënues: Lena 14’, 59’
Vardar-Belasica 3-1