Everton e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer kampionatin, ku të besuarit e Carlo Ancelottit pozicionohen në vendin e parë pas tre ndeshjeve të para. Kujtojmë që ata e filluan me një fitore në transfertën e Tottenham 0-1 për të vazhduar më pas me goleadën në shtëpi 5-2 kundër West Bromwich Albion.
Ecuari e tyre e mirë vazhdoi edhe ditën e djeshme, ku arritën të fitonin 1-2 kundër Crystal Palace duke blinduar kështu vendin e parë me nënte pikë të plota. Tekniku italian ka formuar një ekip që dhuron spektakël në fushë dhe statistikat i japin të drejtë atij.
Ancelotti është trajneri i parë që nga sezoni 1993/94 që e fillon sezonin me tre fitore radhazi. I fundit që e ka bërë diçka të tillë ka qenë Hoëard Kendall. Gjithashtu 61-vjeçari ka thyer një tabu prej 82 vitesh duke fituar pesë ndeshjet e parë të sezonit, përfshirë këtu edhe ato të Kupës. /abcnews.al