Përfunduan dy ndeshjet e radhës të javës së tretë në IPKO Superligën e Kosovës. Feronikeli ishte afër marrjes së tre pikëve në sfidën shtëpiake ndaj Drenicës, por një gol Almedin Murati në minutën e 80-të dërgoi takimin në barazim 2-2 dhe i dhuroi një pikë ekipit nga Skënderaj.
Mesfushori 25-vjeçar ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë, por Albert Dabiqaj dhe Marko Milickovic përmbysën përkohësisht rezultatin në favor të Feronikelit në fraksionin e dytë të ndeshjes, para se Murati t’i ndëshkonte sërish. Përfundimisht 2-2, ndërsa sfida tjetër prodhoi vetëm një gol.
Trepça ’89 iu fal rrjetës së Arb Manajt për të fituar në Mitrovicë kundër Llapit dhe për të marrë tre pikët e para në këtë sezon. Sulmuesi kryesor i ekipit vendas dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të, avantazh që Trepça ’89 ia doli ta ruante deri në fund. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, java e tretë
Feronikeli-Drenica 2-2
(Dabiqaj 58′, Milickovic 72′ / Murati 27′, 80′)
Trepça ’89-Llapi 1-0
(Manaj 39′)