Manastirliu takon përfaqësuesen e OBSH në Shqipëri: Mbështetje për të përballuar pandeminë

schedule20:57 - 25 Shtator, 2020

schedule 20:57 - 25 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pritur në takim përfaqësuesen e OBSH në Shqipëri Bettina Menne. Në takim u diskutua për partneritetin mes dy palëve si një pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne në një takim shumë të frytshëm me Znj, Ogerta Manastirliu.  Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për Covid-19.

Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim COVID-19!’, shkruan OBSH në Shqipëri./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!