Tjetërsim pronash dhe falsifikim, dosja e ish-deputetit ndahet nga të pandehurit e tjerë

schedule17:11 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:11 - 25 Shtator, 2020

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka pranuar kërkesën e ish-deputetit Arben Ndoka për të ndarë çështjen nga të pandehurit e tjerë të dosjes “Volvo 4”, që u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në tetor të 2 viteve më parë në Tiranë, Lezhë dhe Shijak.

Gazetarja e Abc News Glidona Daci raporton se prokuroria ka rënë dakord që të ndahet dosja e Arben Ndokës pasi ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndryshe nga të gjithë të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ish-deputeti që u arrestua në tetor të 2018 për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh” tani ndodhet në arrest shtëpie. db/Abcnews.al