Në një botë në të cilën të gjitha parametrat tradicionalë janë përmbysur, ndryshon edhe rendi i atyre që influencojnë strukturën e shoqërisë. Në këtë mënyrë dhe TIME ndryshon rregullat për klasifikimin vjetor të 100 personave më me influencë. Në vendet e para nuk ka më krerë shtetesh, administratorë të deleguar apo njerëz të spektaklit. Janë zëvendësuar nga njerëz që deri tani kanë punuar në hije si ata që punojnë në spitale, shpëtojnë jetë apo drejtojnë lëvizje, raporton la Repubblica
Mes tyre bie në sy emri i indianes Bilkis, gjyshja 82 vjeçare e cila përfaqëson një grup grash të cilat muajt e fundit protestuan në mënyrë paqësore kundër ligjit të diskutueshëm për nënshtetësinë të qeverisë së Narendra Modi.
Pas publikimit të emrit dhe portretit të aktivistes indiane, banorët e vendit ku jeton e kanë falënderuar, dhe në rrjete sociale hashtagu me emrin e saj është bërë një fenomen tashmë, transmeton abcnews.al
Ligji i ri për nënshtetësinë i miratuar nga parlamenti indian në dhjetor për të rregulluar emigrantët e vendeve fqinje, shkaktoi protestat të dhunshme që krijuan situatë kaotike në vend për disa javë. Sipas këtij ligji të gjithë ata që kanë mbërritur në Indi para 31 dhjetorit 2014, nga vende si Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi, mund të marrin nënshtetësinë indiane. Por jo nëse janë muslimanë.
Mes emrave të tjerë është dhe ai i Anthony Faucit, imunologu i famshëm amerikan, i cilësuar si zëri i së vërtetës kundrejt informacioneve të rreme që qarkullojnë për pandeminë Covid-19. Por dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në listë figuron dhe Kamala Harris, kandidate për postin e zëvendës presidencës amerikane, gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur për këtë rol. /abcnews.al