Nipi i Pablo Escobarit, Nicolas Escobar, ka deklaruar se zbuloi një qese plastike me para me vlerë prej 18 milionë dollarësh të fshehura në murin e një prej shtëpive të xhaxhait të tij.
Sipas BBC, ai u shpreh se nuk ishte hera e parë që gjente para në vendet ku Escobar i fshehte nga frika e konfiskimit. Paratë u zbuluan në një apartament ku jeton edhe nipi i tij në qytetin e Medellin. Lordi famëkeq i drogës i cili në kulmin e karrierës së tij ishte personi i shtatë më i pasur në botë, vdiq në vitin 1993 në një shkëmbim zjarri me policinë.
Thashethemet për pasurinë e fshehur të Escobar kanë qarkulluar në Medellin që nga vdekja e tij, pasi shpenzoi vite duke luftuar me shtetin kolumbian për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA, transmeton abcnews.al
Nicolas Escobar tha se ai gjithashtu kishte gjetur një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik dhe një shirit filmi.
Në intervistë, ai tha se e shoqëronte xhaxhain e tij në shumë raste dhe se ai ishte rrëmbyer një herë nga disa persona që kërkonin të dinin vendndodhjen e Escobar: “Unë u torturova për shtatë orë. Dy nga punëtorët e mi u sulmuan me një sharrë elektrike”. s.ba/abcnews.al