Dashi
Falë Hënës tek Shigjetari do të ndiheni shumë tërheqës, kreativë, entuziastë, energjikë dhe pasionalë. Pra gjithçka do të shkojë mirë gjatë ditës, përfshirë këtu edhe anën sentimentale.
Demi
Në qoftë se nuk do të keni mundësi të modifikoni apo të zgjidhni një situatë që ju mban në tension, kërkoni ndihmën e dikujt që do të mund t’ju ndihmojë dhe t’ju këshillojë më mirë.
Binjakët
Duhet të jeni pak të durueshëm mes situatave të ndryshme qe do të hasni gjatë ditës pasi do të keni të bëni me njerëz të rëndësishëm. Mundohuni të gjallëroni jetën e çiftit pasi është bërë monotone.
Gaforrja
Do të jetë një ditë dinamike ku do t’ju duhet të tregoni aftësitë tuaja bindëse si me të afërmit ashtu edhe me personin që dashuroni. Evitoni sforcot muskulare intensive apo të menjëhershme sepse mund t’ju ndodhë që të keni ndonjë tërheqje muskulare.
Luani
Shumë planetë iu sigurojnë shenjave të zjarrit dashuri dhe marrëveshje në çift. Do të jetë një ditë shumë e bukur, romantike dhe e qetë në krahët e personit që dashuroni. Për ata që janë single parashikohen njohje të reja.
Virgjëresha
Keni nevojë për qetësi si nga ana fizike ashtu edhe në anën sentimentale, por kjo nuk do të thotë të izoloheni nga shoqëria apo nga miqtë tuaj. Një telefonatë apo një vizitë surprizë do t’ju kënaqë pa masë.
Peshorja
Një ditë e kënaqshme dhe pa impenjime që ndonjëherë është më se e nevojshme, mundohuni ta shfrytëzoni sa më mirë këtë qetësi. Interesi për një person që mund të keni pak kohë që e njihni mund të shtyjë disa nga ju drejt një flirt-i apo aventure.
Akrepi
Nuk duhet të lodheni shumë për të arritur atë që dëshironi. Punët apo bizneset tuaja do të thjeshtohen dhe do të arrini në qëllimin tuaj falë disa rrethanave që konsiderohen me fat.
Shigjetari
Dita e sotme do të nisë me këmbën e duhur. Megjithëse do të jeni të ngarkuar si nga ana sentimentale ashtu edhe nga ana profesionale do të arrini të zgjidhni çdo gjë pa e vrarë shumë mendjen.
Bricjapi
Rëndësi të madhe duhet t’i kushtoni edhe njerëzve të familjes të cilët ndihen disi të lënë pas dore. Është momenti i duhur ku ju tu dhuroni atyre pak kohë nga dita juaj. Shëndeti i mirë.
Ujori
Do të keni mjetet tuaja me të cilat do të debatoni në disa situata dhe çështje që ju përkasin drejtpërdrejt. Diplomacia juaj do t’ju ndihmojë shumë në arritjen e interesave tuaja profesionale.
Peshqit
Bëni durim, në këtë moment mungojnë kushtet ideale për të hartuar një projekt që është i destinuar për të përmirësuar pozicionin tuaj. Ndërsa me partnerin gjithçka shkon shumë mirë.l.k/abcnews.al