Gazetari i Abc News Aldo Kozarja zbardh detaje të reja nga momentet e fundit përpara ekzekutimit të Lefter Zhidrus në Elbasan pasditen e sotme në orën 18:00.
RENEA tentoi që ta bindte përmes vajzës së tij, 13-vjeçe të cilën e nxori poshtë pallatit përballë dritares së katit të dytë ku qëndronte 71-vjeçari. “Babi dorëzohu, babi dorëzohu” ishin thirrjet e vajzës poshtë dritares, por i ati nuk doli asnjëherë në dritare dhe i injoroi thirrjet.
Abc News mëson se edhe djali që ndodhet në Greqi tentoi ta bindte duke e telefonuar, por ishte e kotë. Në këtë moment RENEA ndërhyri duke e ekzekutuar.
Gazetari Aldo Kozarja mëson gjithashtu se telefoni Zhidrus i është gjetur i thyer brenda apartamentit ku prej 5 vitesh jetonte me qira, pasi erdhi nga Saranda. Nuk dihet nëse e ka thyer vetë telefonin, apo nga shpërthimi dhe të shtënat. db/Abcnews.al