Koalicioni opozitar me 2 ose 3 lista, Duka: Ndërkombëtaret të garantojnë marrëveshjen, s’bëj koalicion me Ramën

schedule16:22 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:22 - 24 Shtator, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Agron Duka ishte i bindur se në zgjedhjet e vitit 2021 do të hynte me listën e kandidatëve të tij në zgjedhje. Por ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor që maxhoranca ka paralajmëruar të votojë në Parlament në 1 tetor kanë imponuar një realitet të ri, që sipas Dukës sjell edhe nevojën për të gjetur formulën e duhur për të maksimalizuar votën.

“Ne kemi prirjen për të garuar, për të dalë me siglën e partisë Agrare Ambientaliste. Do të shohim, analizojmë edhe numerikisht të gjitha mënyrat për të optimizuar të gjitha votat, jo vetëm të PAA-së, por edhe të opozitës në mënyrë që nesër të marrim një vendim që të na rezultojë i drejtë. Mund të shohim shohim mundësinë e një koalicioni tjetër, mund të shohim koalicion me PD, por mund të shohim edhe ndonjë mundësi të daljes më vete”, thotë ai.

Por çfarë do të ndryshojë opozita nga 2017 kur të gjithë kandidatët dhe kryetarët e partive u grupuan në një listë të vetme.

“Tentativa është për ta cenuar fitoren e opozitës, por nuk besoj se do e arrijnë”, thekson ai.

Duka flet për një pakt moral mes koalicionit opozitar, duke mos përjashtuar ofertat nga kryeministri Rama edhe në drejtim të forcës së tij politike.

Në Kuvendin e Shqipërisë kanë mbërritur 3 drafte për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që do të diskutohen fillimisht në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të miratohen në 1 tetor në Parlament. /abcnews.al