Takimi me ambasadorët, Meta: U përcolla angazhimin për plotësimin e 6 kushteve të BE

schedule15:10 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:10 - 24 Shtator, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Meta është shprehur se ambasadorëve u përcolli disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin për plotësimin e 6 kushteve të BE. Sipas kreut të shtetit, plotësimi i 6 kushteve është përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë presidencës gjermane.

Në një postim në Facebook, Meta shton se theksoi gjatë takimit se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi

“Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.
U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.
Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim. ????

Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara…

Posted by Ilir Meta on Thursday, September 24, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!