Operacioni Forca e Ligjit i ka “trokitur” në derë Lutfi Shabanit i njohur si Ben Çami, mik me Emiljano Shullazin. Dokumenti ku OFL i kërkon Çamit te deklarojë pasurinë, mban datën e djeshme, 22 shtator.
Formulari i ka mbërritur edhe dy personave të tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale, Fatos Xhambazi i dënuar për “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim dhe Besnik Imeraj i dënuar për “Vjedhja me armë”.
Kush është Lutfi Shabani? Ai akuzohet si organizatori kryesor i trafikut ndërkombëtar i heroinës nga Turqia në Shqipëria. Shabani u arrestua në vitin 2016 si i dyshuar në një linjë ndërkombëtare trafiku droge. Arrestimi i tij, bashkë me dy shtetas të tjerë u bë pas kapjes së 574 kilogramëve hashash në doganën e Kapshticës.
Prokuroria e akuzoi fillimisht për trafik lëndësh narkotike, por më pas ndryshoi akuzën nga “trafik droge” në “moskallëzim krimi”.
“Struktura e Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të, nenit 18, pika datë 31.01.2020,” Per Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”. KËRKOJ:1, të Aktit Normativ Nr. 1,
Shtetasi Lutfi Enver SHABANI, me banim në Rajonin Nr.5 qyteti – Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48-orësh, një deklaratë në lidhje me:
a) burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;
b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesat të ligjshëm që ardhurave në raste
gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi; c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin shitblerje);
d) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve apo këta e) të ardhurat e ligjshme vjetore; përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër:) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë. 2. Për mos zbatim të kërkesës brenda 48 orëve, Ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2,
të nenit 18, të Aktit Normativ Nr.1,datë 31.01.2020 Për Masat Parandaluese në kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”, në të cilin përcaktohet se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, i referon prokurorit, në mënyrë të arsyetuar, çështjen sipas pikës 1, si dhe i kërkon paraqitjen në gjykatë të kërkesës për marrjen e masës së sekuestros”.
Dokumentacioni i paraqitur nga ana Juaj, së bashku me këtë kërkesë do t’i dërgohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim. Shënim:Dokumentet e paragitura në lidhje me justifikimin e pasurisë, duhet të jenë origjinale ose kopje të njehsuara me originalin”, thuhet në shkresën e OFL./mv. abcnews.al