U kap me dy pistoleta, Fjolla Morina e rrethuar nga policia del sërish nga gjykata, shtyhet seanca

schedule09:20 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 22 Shtator, 2020

Është shtyrë për ë orën 13:00 gjyqi për këngëtaren Fjolla Morina. Këngëtarja e njohur doli mëngjesin e sotëm para gjykatës. Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se këngëtarja është shoqëruar nga forcat e policisë në gjykatë, ndërsa do të njihet me masën e sigurisë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Ndërkohë ditën e sotme organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, ndoshta për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë.

Mësohet se është paraqitur kontrata e qirasë së shtëpisë dhe pritet të bëhen verifikimet e nevojshme.

Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj, ndërkohë që seanca pritet të rifillojë në orën 13:00.

LEXO EDHE: Prej 3 ditësh në qeli për 2 pistoletat, nesër del para gjykatës! Fjolla Morina shtatzënë

Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy persona të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. g.v/abcnews.al