Nations League rikthehet në tetor dhe Italia do të ketë përballë Poloninë e Holandën. Ndaj ekipit të Lewandowskit do të luajë në transfertë (11 tetor, 20:45), ndërsa tre ditë më vonë pret “Tulipanët” në fushën e vet.
Federata ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet një nga klasiket e Evropës. I përzgjedhuri është ” Gewiss Stadium” i Bergamos, qytetit të ekipit të Atalantës. “Një qytet simbol për çmimin e paguar për sa i përket viktimave gjatë pandemisë Covid-19“, lexohet në komunikatën e FIGC.
Bergamo ishte vatra e pandemisë në pranverë, popullata atje ka vuajtur shumë dhe Federata ka vendosur t’i gëzojë disi me vendimin rreth ndeshje ndaj Holandës. Një rikthim pas 16 viteve për kombëtaren e kaltër në qytetin verior, aty ku për herë të fundit u përball me Turqinë në vitin 2004. /abcnews.al