1.3 ton fishekzjarre janë gjetur nga ushtria libaneze gjatë një kontrolli në portin e Bejrut, i cili u shkatërrua muajin e kaluar gjatë një shpërthimi të madh.
Mediat e huaja raportojnë se ushtria në deklaratën e saj ka bërë me dije se 1,320 kg fishekëzjarre janë gjetur të ndara në 120 kuti në një depo gjatë një kontrolli në port.
Gjetja e një sasie të tillë vjen pas 4.35 ton nitrat amoniumi, që u gjetën në 3 shtator afër hyrjes në portin e Bejrutit.
Ndërkohë kujtojmë se me 4 gusht, porti dhe një pjesë e madhe e Bejrutit u shkatërrua nga shpërthimi ku humbën jetën të paktën 190 persona. e.su./abcnews.al