Vasili: Rama në polici si vrasësi që kthehet në vendin e krimit

schedule15:12 - 22 Tetor, 2017

schedule 15:12 - 22 Tetor, 2017

Vizitën e Kryeministrit Rama në Ministrinë e Brendshme, LSI e krahasoi me rikthimin e vrasësit në vendin e krimit. Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, i bëri edhe paralajmërim kreut të Qeverisë, kur i sugjeroi të bëjë kujdes me lëvizjet dhe telefonatat që kryen.
Pak pas takimit të Kryeministrit me uniformat blu, LSI reagoi përmes Petrit Vasilit i cili komentoi me gjuhën e kriminalistikës.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së i dha edhe një sugjerim Edi Ramës duke e ftuar atë të bëjë kujdes.
Duke iu referuar përgjimeve dhe dosjeve të ardhura nga autoritetet e vendeve partnere, Vasili pohoi se dhimbjet e kokës për qeverinë nuk kanë përfunduar.
Petrit Vasili i kërkoi edhe njëherë Kryeministrit që të mbështesë të gjitha kërkesat e Prokurorisë të mërkurën në seancë plenare, kur do të votohet për për autorizimin e organizit të Akuzës për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

https://www.youtube.com/watch?v=z5jutnzR6fI