Nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorit,arrestohet administratori

schedule09:52 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:52 - 19 Shtator, 2020

Policia e Beratit ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për veprimtari të kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Graçka”, është bërë i mundur arrestimi i A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, administrator i subjektit.

Arrestimi i tij është bërë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Ndër të tjera dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.

Njoftimi :

Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit.

Finalizohet operacioni “Gracka”

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të  nxjerrjes së pllakave të gurit  në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.e.su./abcnews.al