Infektohet gruaja me COVID-19, Gëzim Nika tregon eksperiencën familjare. Emocionon LIVE, ja mesazhi për shqiptarët!

schedule19:03 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:03 - 18 Shtator, 2020

“ABC e Pasdites” me Ermal Peçi këtë premte realizoi një intervistë me këngëtarin e madh Gëzim Nika, i cili jeton përtej oqeanit.

Angjelina, gruaja e Gëzim Nikës vetëm para pak kohësh ishte në luftë me Covid-19, të cilin fatmirësisht e ka kaluar me sukses.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari gjatë një lidhje “Skype” në “ABC e Pasdites”, ku ka nënvizuar:

“Deri më tani jemi mirë, bashkëshortja e kaloi virusin. E kaloi me sukses, ndihma e doktorit, i cili fatmirësisht ishte shqiptar, me të cilin ne shqiptarët e Amerikës mburremi. E kaloi në shtëpi, nuk e shtruam në spital’.

Ndërkohë duke plotësuar dëshirën e Ermalit, Gëzim Nika këndoi live duke emocionuar jo pak me mesazhin e këngës: “Se jam shqiptar, tjetër skam dash, veç zemrat tona të rrahin bashkë”.

/abcnews.al/