Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se janë zbardhur dhe dokumentuar dy vrasjet e ndodhura 2 muaj më parë në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt të cilat tronditën qytetin është Erion Alibej 34-vjeç.
ABC News ka siguruar një foto të 34-vjeçarit tashmë të arrestuar.
Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri, ndërsa burime për ABC News kanë njoftuar se dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e djeshme në Elbasan, ku u ekzekutua vëllai i të shpallurit në kërkim për grabitjen e Rinasit, Talo Çela, 51 vjeçari Bujar Çela.
N.D./abcnews.al