Hakmarrja! Erion Alibej e vrau Bujar Çelën në vendin ku i ekzekutuan vëllanë dhe xhaxhanë në 2018

schedule18:11 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:11 - 18 Shtator, 2020

Erion Alibej (Dylgjeri) i arrestuar ditën e sotme me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në Korrik,  Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt është i dyshuar kryesor edhe për ngjarjen e djeshme që tronditi Elbasanin.

Burime për Abcnews.al nga grupi hetimor pohojnë se Erion Alibej është i dyshuari kryesor si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm te kryqëzimi i Bradasheshit, të vëllait të Talo Çelos.

Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç me xhaxhanë dhe një turk.

Erion Alibej (Dylgjeri) është arrestuar në 2013. Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh në Torino (Asti) me 4.5 vite burg. Pasi kreu burgun erdhi në Shqipëri, ndërsa aktualisht ishte në arrest shtëpie për një plagosje dy vite e gjysmë më parë në Elbasan./ db/Abcnews.al