Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka quajtur një sukses operacion e djeshëm Los Blancos që shkatërroi kartelin më të madh të drogës shqipfolës në botë.
Lleshaj tha se ky operacion tregoi dje se tashmë Policia e Shtetit është më e besueshme, pasi deri para pak kohësh të huajt nuk i ndanin këto të dhënat me autoritetet e vendit tonë. Ai u shpreh se njësitë e reja që luftojnë krimin do të mbledhin të dhëna për persona të kërkuar, duke theksuar se do të arrihet në nivelet e krimit të konsideruara të paprekura.
“Policia e Shtetit vlen të theksohet për pjesëmarrjen e operacionit për shkatërrimit të grupit kriminal për tregtimin e lëndëve narkotike.Ky operacion tregon se policia e shtetit është shumë e besueshme. Deri para disa kohësh të huajt nuk i ndanin këto gjëra me policinë e Shtetit. Ky angazhim do të vazhdojë ndaj një krimi të organizuar ndërkombëtarisht. Njësia K është tashmë pjesë e strukturave ndërkombëtare dhe kjo strukturë do ta mundësojnë angazhimin e policisë së shtetit kundër krimit të organizuar.
Ndërsa njësia I do të mbledhë të dhëna mbi persona të kërkuar. Policia nuk është thjesht forcë apo pajisje. Ne do të arrijmë të futemi thellë dhe më thellë në nivele të krimit që kanë mbetur të paprekura. Një strukturë tjetër është struktura C që lufton krimin kompjuterik dhe kibernetik. Policia e Shteti bën një hap të rëndësishëm drejt futjes së domainit të krimit kibernetik. Shoqërisë po i përcillet një mesazh i qartë, që shteti nuk lë jashtë vëmendjes pasurinë e ngritur ndaj krimit”, tha Lleshaj./m.v. abcnews.al