Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha të bërë një ditë më parë se ish lideri i demokratëve Sali Berisha mund të kandidojë ku të dojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.
Braçe jep tre opsione që duhet të synojë Berisha, duke përmendur këtu Tropojën, ku e akuzon se ka vrarë dhe varrosur dhjetëra kundërshtarë.
Ai përmend edhe Gërdecin, ku sipas tij mund të gjejë garantin më të afërt për biznesin e boronicave, ndërsa shton edhe Sarandën dhe Bulevardin, duke iu referuar protestës së 21 Janarit.
“Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate!
Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën Saly Berishës! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!
Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarandë mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?“, shkruan Braçe./m.v. abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFRC2YWHA3t/?igshid=h8ysykfplk2e

