Vrasja e Çelës, Ardi Veliu “dush të ftohtë” 4 orë Policisë së Elbasanit

schedule23:36 - 17 Shtator, 2020

schedule 23:36 - 17 Shtator, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim analizë me grupin hetimor me drejtues të Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit.

Një takim i cili mësohet se ka zgjatur prej katër orësh.                                                        https://youtu.be/9xXj9mklL3w

Pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar këtë takim, duke paralajmëruar zbardhjen e ngjarjeve.

Lexo edhe: Vrasja e Çelës, Veliu shkon i revoltuar në Elbasan, tone të ashpra ndaj drejtuesve, RENEA shoqëron disa persona

Bujar Çela u ekzekutua jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.

Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.

Sakaq RENEA ka bërë shoqërimet në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës i cili është vëllai i Tao Çelës, emër i njohur dhe në kërkim nga drejtësia për disa ngjarje kriminale, ndër më të njohurat grabitja në 9 prill të vitit të kalaur në Rinas.

RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!