Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vuri bombën nën makinë, si e ndoqi “shënjestrën” për 8 km me biçikletë “killeri” nga Bosnjë-Hercergovina

schedule21:52 - 17 Shtator, 2020

schedule 21:52 - 17 Shtator, 2020

Mediat serbe kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Strahinja Stojanoviç, i cili konsiderohej si i “paprekshmi” i Beogradit.

Sipas hetimeve, rezulton se mjeti i tij “BMW X5” u hodh në erë nga një vrasës me pagesë, i cili e kishte ndjekur shënjestrën për 8 kilometra.

30-vjeçari u vra nga një “killer” nga Bosnja Hercegovina, i cili sapo kreu detyrën që i ishte caktuar, iu drejtua kufirit për të dalë nga Serbia.



Kamerat e sigurisë së zonës kanë filmuar një person që qarkullonte me biçikletë dhe në momentin që makina shpërtheu në flakë, kishte bërë një telefonatë për të aktivizuar dinamitin e fiksuar poshtë mjetit.

Policia serbe ka arritur të zbulojë nga kamerat e sigurisë se vrasësi kishte shkuar në garazhin ku mbante makinën 30-vjeçari dhe poshtë i kishte vendosur lëndë plasëse ushtarake P-500. Sapo kishte parë makinën të dilte nga garazhdi, i sigurtë që “i paprekshmi” ishte në makinë, bëri telefonatën duke përfunduar edhe “punën”.

I riu ishte i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, po qarkullonte me mjetin e tij nëpër qytet, bashkë me të dashurën e tij. Ai humbi dy këmbët nga shpërthimi dhe pësoi shumë dëme në organet e brendshme.

Gjithashtu raportohet se  Stojanoviç kishte lidhje me klanin Šaranović, të cilët kanë pasur rivalë për vite me radhë klanin e Luka Bojović.

Sipas gazetarëve, lufta mes dy klaneve në vetëm 6 vite ka shkaktuar 50 viktima, jo vetëm kriminelë por edhe ata që ishin pranë atyre klaneve, anëtarët e familjes dhe miqtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!