Kreu i delegacionit të Beogradit Marko Gjuriç, është shprehur se pala serbe ka kushtëzuar dialogun për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, në Kosovë.
Në përfundim të bisedimeve që u zhvilluan ndërmjet dy delegacioneve, Gjuriç tha se realizimi i një takimi në të ardhmen do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në lidhje me këtë marrëveshje.
Gjuriç, gjithashtu tha se sot ka pasur diskutim serioz për pronat publike me propozime konkrete dhe modalitete se si të zgjidhen këto çështje.
Nga ana tjetër kreu i delegacionit të Kosovës, Skënder Hyseni tha se palët kanë qëndrime të kundërta se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare.
“Ne shohim që çështjet e suksesionit duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare me praktikat e suksesionit që kanë ndodhur mes entiteteve të ish-Jugosllavisë, tash shtete te pavarura. Ky është qëndrimi i Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm, edhe këtu Kosova ka qëndrim parimor që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare. Te borxhi i jashtëm ne do të insistojmë të aplikohet parimi i përfituesit të fundit”, tha Hyseni.
/abcnews.al/