Pandemia/ Eksperti: Pse nuk duhet t’i detyrojmë njerëzit të rikthehen në zyra?

schedule15:06 - 17 Shtator, 2020

schedule 15:06 - 17 Shtator, 2020

Nga Ferdinando Giugliano

Fundi i pushimeve verore dhe rihapja e shkollave kanë shkaktuar një debat të gjerë mbi të ardhmen e punës në distancë. Nga SHBA në Mbretërinë e Bashkuar, politikanët dhe punëdhënësit po u kërkojnë punëtorëve të rikthehen në zyra edhe pse pandemia nuk ka mbaruar. Por këto kërkesa i kanë vendosur punonjësit në një pozitë shumë të vështirë –  midis frikës për shëndetin e tyre dhe frikës për humbjen e vendit të punës, transmeton abcnews.al

Zbatimi i  dy parimeve kryesore mund t’i japë një zgjidhje tensionit. Së pari, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në këtë vendim, për sa kohë që shtetet mund të shmangin izolimin. Së dyti, u takon punëdhënësve, gjithashtu edhe punonjësve të vendosin nëse duhet të rikthehen në zyra dhe nuk duhet t’i detyrojmë këta të fundit të rikthehen në zyra nëse puna në distancë nuk ka dëmtuar produktivitetin dhe përfitimin.

Vala e parë e pandemisë nxiti një transformim rrënjësor të ambientit të punës, ndërsa kompanitë po përpiqeshin për të mundësuar punën nga shtëpia. Në muajt e fundit, zyrtarët dhe menaxherët kanë kërkuar t’i rikthehen rutinës së vjetër.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konsideroi fillimin e një fushate për të inkurajuar popullin të kthehej në zyra por nuk e zbatoi atë. Në SHBA, disa drejtues – më së shumti Jamie Dimon në JPMorgan Chase & Co. kanë shprehur dyshimet mbi faktin se punëtorët mund të qëndrojnë në shtëpi për shumë më gjatë, transmeton abcnews.al

 

Ka shumë arsye për tu shqetësuar. Politikanët janë të shqetësuar për pasojat ekonomike për qendrat e qyteteve, veçanërisht në mega-qytete të tilla si Londra dhe New York, dhe për ata që janë të punësuar në restorantet dhe kafenetë e tyre.

Ata gjithashtu mund të kenë frikë për humbjet në rrjetin e transportit publik, pasi numri i udhëtarëve është relativisht i ulët. Ndërkohë, punëdhënësit janë skeptikë nëse mund të ketë produktivitet gjatë periudhave të zgjatura të punës në distancë, transmeton abcnews.al

Vetëm disa prej këtyre janë të justifikuara. Politikanët duhet të jenë të kujdesshëm në një marrëdhëniet  midis punëdhënësve dhe punonjësve. Nëse një kompani beson se mund të funksionojë në mënyrë efektive duke i lejuar punonjësit e vet të punojnë në shtëpi, a ka kuptim që qeveria ta pengojë?

Sigurisht, qeveritë lokale dhe kombëtare mund të marrin vetë vendimet në lidhje me administratën publike. Nëse ata besojnë se puna në distancë është joefektive, ata mund ti kërkojnë punonjësve të tyre të rikthehen në zyra.

Ka edhe një arsye tjetër pse  politikanët duhet të jenë të kujdesshëm: Dëmi ekonomik për qendrat e qyteteve mund të jetë një përfitim ekonomik për periferitë. Ne kemi dëgjuar shpesh për restorantet që po mbyllen ndërsa supermarketet po punësojnë staf të ri.

Punëdhënësit po përballen me llogari të ndryshme. Ata duhet të vlerësojnë nëse organizatat e tyre kanë korrur sukses. Për disa biznese që mbështeten në ndërveprime njerëzore, të tilla si dyqane apo restorante, shumica e atyre që i mbijetuan pandemisë nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të rihapin vendet e punës.

Edward Glaeser, një ekonomist në Universitetin e Harvardit, dhe kolegët e tij zbuluan se zhvendosja nga puna në zyrë në shtëpi  për bizneset amerikane ka qenë i pabarabartë.

Por punonjësit kanë të njëjtin produktivitet: Raffaella Sadun, një ekonomiste në Harvard Business School dhe disa studiues të tjerë treguan të dhëna se puna ishte zgjatur një orë më shumë.

Kompanitë duhet të tregojnë kujdes për sa i përket rrethanave specifike. Nëse ata planifikojnë që punonjësit e tyre të rikthehen përsëri në zyrë, duhet të marrin në konsideratë problemet e mundshme – më e keqja është që një punëtor të rezultojë pozitiv me koronavirus dhe ta përhapë atë  te kolegët e tij. Edhe nëse një kompani merr të gjitha masat e duhura paraprake, njerëzit do të duhet të karantinohen, transmeton abcnews.al

Rreziqet nuk përfshijnë vetëm çështjet shëndetësore, por ato janë problem i produktivitetit gjithashtu. Banka Deutsche  AG ka planifikuar të lejojë punonjësit e saj në New York City të punojnë nga shtëpia deri në mes të vitit 2021.

Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia,  gjithashtu nuk e dimë se për sa kohë kompanitë dhe punëtorët do të përballen me këtë dilemë për sa i përket punës. Tani për tani, është më mirë që politikanët të qëndrojnë larg kësaj dhe punëdhënësit të mendojnë për më të mirën e mundshme. Bota e re e punës paraqet shumë sfida, por edhe disa mundësi. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!