Sot në programin “Abc e Mëngjesit” u diskutua për tregun imobiliar në vendin tonë i cili shpesh është kaotik dhe i pa organizuar ashtu siç duhet.
Gjatë bisedës në studio u diskutua edhe nëse kanë ndryshuar shijet e shqiptarëve dhe preferencat e tyre për pasuritë e patundshme sidomos pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe pas pandemisë.
Sipas ekspertëve të ftuar në studio Orgeta Bala dhe Armand Shkëmbi, pandemia ka bërë që shqiptarët të hedhin sytë drejt shtëpive në bregdet të cilat të lejojnë të kesh më shumë hapësire sidomos gjatë periudhës të mbylljes nga pandemia.
Ekspertët imobiliarë deklaruan se ndryshe nga viti I kaluar ku kishte shumë shtëpi stok në ndërtimet bregdetare, tashmë është e vështirë të gjesh prona pasi shumica janë shitur./abcnews.al