Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin ndërkombëtar të drogës. Sipas ministrit operacioni “Los Blancos” është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të Policisë në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.
Lleshaj thekson se operacioni dëshmon edhe një herë nevojën, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar.
“Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.
Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.
Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia ??, Holanda ??, Greqia ??, Hungaria ??, Rumania ??, Gjermania ??, Spanja ??, Mbretëria e Bashkuar ??, Dubai ?? dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar ??.
Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot”, shkruan Lleshaj.
Mes personave të arrestuar nga shkatërrimi i kartelit ndërkombëtar të drogës të goditur në 10 shtete janë në total 10 shqiptarë.
Pesë prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa 5 të tjerë janë ndaluar jashtë vendit. Mes tyre është edhe Elti Dizdari i cili sipas gazetarit Artan Hoxha është ndaluar në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Italisë. g.v/abcnews.al


