Abazoviç për Abc News: Nuk më lidh asgjë me serbët, u bashkuam për të rrëzuar Gjukanoviçin

schedule10:40 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 17 Shtator, 2020

“Nuk kemi probleme me Gjukanoviç, por jemi opsion tjetër që duam të sjellin një frymë të re”. Kështu u shpreh Dritan Abazoviç, kreu i “URA”, i cilësuar si faktori shqiptar që rrëzoi nga pushteti pas 30 vitesh Milo Gjukanoviçin në Malin e Zi.

Në një intervistë me gazetaren Linda Karadaku, të transmetuar gjatë emisionit “Abc-ja e mëngjesit”, Abazoviç dha detaje për zhvillimet më të fundit në Malin e Zi, të sapo dalë nga zgjedhjet, ndërsa vijojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

I pyetur se përse nuk kandidon për postin e kryeministrit kreu i “URA” se janë në faza bisedimesh dhe nuk e mendon një gjë të tillë, ndërsa shtoi se ka oferta për poste qeveritare.

Abazoviç foli gjatë intervistës edhe për akuzat ndaj tij se është pranë partive pro serbe. Lidhur me këtë ai tha se nuk e lidh asgjë me serbët. Sipas tij bëhet fjalë për një bashkim të madh mes forcave për të rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin.

Po ashtu, Abazoviç u është përgjigjur edhe akuzave për jetën e tij personale, ku kritikët e tij thonë se motra dhe vëllai i tij jetojnë në Beograd.

Vëllai jeton në Beograd dhe ka bërë karrierë. Motra jeton në Ulqin. Unë kam lexuar çdo gjë në media. Njerëzit duan të relaksohen. Vëllai im nuk merret me politikë. Nuk ka qejf që as unë të mos merrem me politikë. Kjo s’ka lidhje, s’më lidh kurrë gjë me Beogradin. Nuk kam qejf të bëj sulme ndaj asnjë qyteti”, u shpreh mes të tjerash Abazoviç.

Pjesë nga intervista:

Dritan Abazoviç: Nuk kemi probleme me Gjukanoviç por jemi opsion tjetër që duam të sjellin një frymë të re, mendoj se ai ka probleme me veten. Qytetarët e Malit të Zi duan diçka tjetër ndryshe.

Linda Karadaku: Jeni në bisedime edhe me shqiptarë, kam parë që jeni takuar me liderët e partive shqiptare, si po shkojnë bisedimet?

Dritan Abazoviç: Shpresoj që do të zhvillojmë më bisedime. Por jam i bindur që edhe partitë nacionale shqiptare do të jenë pjesë e koalicionit. Ka një gatishmëri që të krijojnë një bashkëpunim.

Linda Karadaku: Pse nuk kandidoni për kryeministër?

Dritan Abazoviç: Ai vendim ende nuk është. Jemi duke folur për paketë. Ende jemi në fazë të parë të bisedimeve.

Linda Karadaku:Nuk do pranoni asnjë post qeveritar?

Dritan Abazoviç:Nuk di. Kam oferta, por nuk mund të them tani

Linda Karadaku: Kritikët tuaj bëjnë një pyetje, çfarë ju lidh juve me dy parti pro serbe?

Dritan Abazoviç: Mua nuk më lidh asgjë. Duhet opinionin shqiptar duhet të dijë që Mal të Zi nuk kanë ndodhur kurrë ndryshime. Ka qenë luftë kundër një regjimi. Këta njerëz janë jo vetëm produkt të komunizmit. Të gjitha forcat janë dashur të mblidhen që të shkatërrohet ky regjim.

Linda Karadaku: Kritikët tuaj kanë prekur edhe çështje personale, vëllai dhe motra juaj janë mjekë të njohur në Beograd. Juve ju lidh gjë me Beogradin?

Dritan Abazoviç: Vëllai jeton në Beograd dhe ka bërë karrierë. Motra jeton në Ulqin. Unë kam lexuar çdo gjë në media. Njerëzit duan të relaksohen. Vëllai im nuk merret me politikë. Nuk ka qejf që as unë të mos merrem me politikë. Kjo s’ka lidhje, s’më ldhj kurrë gjë me Beogradin. Nuk kam qejf të bëj sulme ndaj asnjë qyteti.

Linda Karadaku: Një djalë i ri si ti, që de facto rrëzon Gjukanoviç pas 30 vitesh, çfarë e shtyn një djalë të ri si ju ti hyjë një gjëje kaq të madhe?

Dritan Abazoviç: Unë gjithmonë i kam përcjellë idealet. Shumë njerëz nuk e besonin. Mendoj që kjo që ka ndodhur ka bërë një depërtim shumë të madh në rajon. Mendoj se me shumë njerëz janë brengosur në Shqipëri, Bosjë dhe Mal të zi. Se e kanë parë që nëse e humbi Gjukanoviç mund të humbin edhe vetë pushtetin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!