Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian Oliver Varhelyi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Ballkani është pjesë e Evropës dhe të gjithë bashkë ndajmë një histori.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Evropian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin. Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në Jug. Ne do t’i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre”, shkruan Varhelyi. e.su./abcnews.al
The future of the #WesternBalkans lies in the #EU. We share the same history, the same destiny. The Western Balkans are part of Europe, not just a stopover on the Silk Road. @EU_Commission will soon present economic recovery package for the region. @vonderleyen #SOTEU2020
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 16, 2020