Operacion, kimioterapi dhe në fund triumf. Claudia Lai, partnerja e Radja Nainggolan ia ka dalë ta fitojë betejën më të rëndësishme, atë kundër kancerit të gjirit. “Më falni, por sot duhet të festoj fitoren time”, shkruante Claudia dy ditë më parë.
“Për një muaj jam zgjuar çdo mëngjes duke shpresuar që e gjitha që po kaloj është vetëm një makth”, shton partnerja e mesfushorit, që e kishte gjetur forcën për t’i bërë ballë sëmundjes së rëndë që i mori vetëm flokët.
Claudia ka nisur të jetojë tani, ka provuar detin e Sardenjës, ka nisur të ushtrohet në palestër dhe gradualisht po i kthehet jetës normale dhe pasionit të saj si Deejay. Falënderimet e saj sigurisht që janë të shumta, pasi gjatë kësaj periudhe krah saj kanë qenë shumë njerëz.
“Faleminderit, faleminderit dhe përsëri faleminderit, të gjithë atyre që besuan dhe më mbështeten në këtë përvojë fantastike, nga një kimioterapi te një tjetër. Falënderime për ata që dhuruan nga koha e tyre e lirë dhe mbi të gjitha për ata që më mësuan të besoja te vetja.
“Faleminderit Alex Contu, që kishit durimin të të mësonit të luaja (si Deejay) edhe kur ilaçet më kishin tronditur trurin dhe as më kujtohej çfarë më kishte shpjeguar një minutë më parë. Faleminderit, sepse nuk është e lehtë të kalosh orë të tëra me një person të ‘sëmurë’ dhe që ka njëmijë mendime në kokë”, mbyll Claudia. /abcnews.al