Ndjekja penale ndaj naftëtarëve të Ballshit, sipas Partisë PD është një vendim kriminal që tregon “frikën e Ramës nga zemërata dhe vota popullore.”
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ish-deputeti i PD Enkelejt Alibeaj shkruan se qeveria i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme.
“Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër që t’i ndalojë para kutisë së votimit,” shkruan më tej Alibeaj.
Postimi:
“Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg!
Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.
Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.
Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.
Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër që t’i ndalojë para kutisë së votimit.
Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit.” s.b/abcnews.al/
Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg!
Ka disa ditë, që naftëtarët e…
Posted by Enkelejd Alibeaj on Tuesday, September 15, 2020
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!