Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen 18 në Durrës, protestuan para bashkisë pasi nuk kanë asnjë përgjigje çfarë do të bëhet me banesat e tyre.
Sipas tyre pallati pësoi dëme të mëdha nga lëkundjet e forta të tokës në 26 nëntor.
Ata kërkojnë që pallati të shembet e të ndërtohet nga e para. Sipas banorët instituti i ndërtimit duhet të kryej një ekspertizë më të thelluar.
LEXO EDHE: Pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët çojnë çështjen në SPAK
Gjithashtu këtë të martë banorët e pallatit nr 8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit kanë dërguar çështjen e dëmtimit të banesës së tyre në SPAK. /abcnews.al