Formohet “përbindëshi” në detin Jon, kulmi në 18 shtator: A rrezikohet Shqipëria?

schedule10:15 - 15 Shtator, 2020

schedule 10:15 - 15 Shtator, 2020

Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë dëme në disa shtete.

Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon, raporton abcnews.al.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani. Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Cikloni i madh në Jon, si do të ndikohet Shqipëria

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtator, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë. /abcnews.al