“Mund të ndodhë nëse e ka me qejf”! Kryemadhi zbulon ministrinë që i “shkon” Metës

schedule22:21 - 14 Shtator, 2020

schedule 22:21 - 14 Shtator, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka cilësuar si thashetheme rrugësh lajmet se Ilir Meta do të lërë presidencën dhe do të marrë postin e kryeministrit.

Ajo u dha fund spekulimeve duke thënë se kandidat për kryeministër i opozitës së bashkuar do të jetë Lulzim Basha. “Ajo e para e kryeministrit të jeni të bindur që nuk ndodh, se është Basha kryeministri i Opozitës së Bashkuar” tha ajo, te Syri Tv.

Por çfarë ministrie do i përshtatej Ilir Metës? “Kjo e dyta (ministër i Brendshëm) mund të ndodhë, po e pati me qejf Ilir Meta…Dashuria e Metës për Bashën është dashuri politike, nuk është në doza të pakta”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!