Kia sfidon Citroen, po përgatit një model të vogël elektrik

schedule14:51 - 14 Shtator, 2020

schedule 14:51 - 14 Shtator, 2020

Një makinë e vogël elektrike duket se është në planet e Kia-s pasi ashtu si prodhuesit e tjerë, parashikon që kjo kategori do të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e afërt. Kohët e fundit Citroen prezantoi një ide të tillë me Ami-n, Renault ka Twizy prej vitesh dhe tashmë duket se Kia do të hyjë në lojë me një model të vogël elektrik.

Emilio Herrera, COO i Kia Motors Europe zbuloi se kompania po shqyrton seriozisht mundësinë e një makine të vogël elektrike me autonomi të kufizuar dhe perspektivën e përdorimit të saj në një mjedis urban me një kosto shumë të ulët. “Ne tashmë jemi duke studiuar një propozim për të patur mikro automjete shumë të vogla për përdorim urban.”, the Herrera, shkruan abcnews.al.

Në fillim të këtij viti, Hyundai njoftoi një partneritet me kompaninë e automjeteve elektrike Canoo për të zhvilluar një platformë të vogël elektrike skateboard që mund të përdoret për automjete autonome.

Herrera nuk e konfirmoi që modeli i KIA-s do të bazohet në këtë platformë, por bazuar në modelet e reja që priten nga KIA në të ardhmen e afërt, besohet se ky model elektrik i vogël do të dalë në treg deri në fund të vitit 2021. xh.d/abcnews.al