Meta solidarizohet me Papa Françeskun: Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!

schedule11:19 - 14 Shtator, 2020

schedule 11:19 - 14 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me mesazhin e Papa Françeskut, shkruan abcnews.al.

Në një postim në rrjete sociale, Meta i referohet mesazhit të Atit Të Shenjtë, i cili iu drejtua qeverive të vendeve të përfshira në protesta, ku u kërkonte të dëgjonin zërin e qytetarëve.

Kreu i shtetit përmbyll mesazhin e tij duke thënë se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë.

“Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË!”, shkruan Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!