Surpriza në mes të javës, meteorologu tregon si pritet të jetë moti

schedule09:06 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:06 - 14 Shtator, 2020

Meteorologu Hakil Osmani në një prononcim për “Abc-ja e mëngjesit” dha detaje se si pritet të jetë mori gjatë gjitha javës.

Osmani tregoi se fillim java do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërsa dita e enjte sjell ndryshim në kushtet e motit, pasi vranësira shtohet në vend, duke bërë që të kemi prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin.

Ndërsa e premtja sjell sërish përmirësim të kushteve të morit.

“Fillim java do të jetë me mot të qëndrueshëm duke bërë që  kthjellimet të mbeten sërish dominonte dhe temperaturat e larta të luhaten ën vlerat 36-37 gradë deri të mërkurën. Po ashtu, të lara do të mbeten edhe vlerat e mëngjesit, duke bërë që në zonat malore të shënohen vlerat minimale 15-15 gradë.

Dita e enjte sjelle edhe ndryshime në kushtet e motit, pasi vranësira shtohet në vend, duke bërë që të kemi prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin. Kjo do të sjellë edhe një rënie të vlerave termike, duke bërë që vlerat maksimale të jenë deri në 31 gradë celsius dhe do ti afrohemi shumë vlerave normale sa i përket muajit shtator.

Dita e premte dhe në vijim sjell një përmirësim të motit, duke bërë që vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut të spostohen në zonat malore dhe ditën e shtunë të kemi vranësira në zonat Juglindore. Ndërsa dita e diel do të jetë me mot të mirë. Gjatë fundjavës pritet që të rriten vlerat maksimale”, u shpreh Osmani. g.v/abcnews.al