“Rindërtimi i munguar i shkollës në Pezë Helmës”, Zhupa: Bashkia gënjen, “EU4Schools” nuk e ka në listë

schedule20:02 - 12 Shtator, 2020

schedule 20:02 - 12 Shtator, 2020

Ndërsa jemi në prag të fillimit të shkollës PD vijon replikat me Bashkinë e Tiranës për rindërtimin e munguar, të shkollës Pezë Helmës.

Pas sqarimit nga Bashkia e Tiranës, se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Evropian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP, zëdhënësja e PD , Ina Zhupa ka ritheksuar se Bashkia gënjen dhe se po përpiqet që fajin t’ja hedhë Bashkimit Evropian dhe UNDP.

Lexo edhe: Zhupa: Rama dhe Veliaj gënjyen, shkolla në Vaqarr nuk u rindërtua siç premtuan

Reagimi:

Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP.

Lexo edhe: Bashkia reagon pas denoncimit të PD-së: Shkolla në Pezë Helmës, pjesë e programit të BE

Me paturpësi dhe pa asnjë pergjegjesi publike gënjen qytetaret për shkollen 9 vjecare të “Peze Helmes” duke e paraqitur sikur rindërtimi i munguar është faji i Bashkimit Europian dhe agjencisë zbatuese UNDP.

Programi “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” .

Këtu nuk përshihet shkolla 9 vjecare “Peze Helmes” Kush mendoni se gënjen BE në webin zyrtar apo traktet e shpërndara nga Bashkia Tiranë? Sigurisht ata që e kanë zakon: Bashkia e Veliajt.

Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes jane aty, kushdo mund të shkoj t`i pyes dhe të interesohet për situaten e tyre dhe do të kuptoj se ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit. Pa asnjë mbështetje nga shteti, ndërkohe që shkolla e shpallur për tu shëmbur qëndron e palëvizur, për më tepër brenda saj shkojnë mësuesit dhe shpërndaheshin librat. Keni 10 muaj që skeni bërë asgjë, vetëm shkolla 3d ju ofroni qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet dot me propaganden mashtruese të Bashkisë Tiranë. T`ju vij turp nga banorët e Pezë Helmes që mashtroni dhe nga partneri jonë BE që mundoheni ta fajësoni ndërkohe që bëjnë gjithçka për të na ndihmuar.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!