Hoti 100 ditë si kryeministër: E kthyem Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

schedule18:27 - 12 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 12 Shtator, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në 100 ditë nga marrja e detyrës, ka reaguar me një një mesazh për qytetarët, në rrjetin social “Facebook”.

Hoti shprehet se Kosova nuk është më e izoluar siç ishte për disa vite të shkuara, por tashmë është kthyer në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Statusi:

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.

Zoti e bekofte Kosoven.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!