Bashkia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike se shkolla në Pezë Helmes e dëmtuar nga tërmeti nuk është bërë gati për vitin e ri arsimor.
Në reagimin e saj Bashkia bën me dije shkolla në Pezë Helmës pjesë e programit të BE.
Lexo edhe: Zhupa: Rama dhe Veliaj gënjyen, shkolla në Vaqarr nuk u rindërtua siç premtuan
“Bashkia e Tiranës sqaron se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Evropian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP”, shkruan në reagimin e saj Bashkia.
Reagimi:
“Bashkia e Tiranës sqaron se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Evropian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP. Në vijim, Bashkia e Tiranës ka qenë vazhdimisht në kontakt me përfaqësinë e prindërve të shkollës dhe ditën e djeshme Administratori i Njësisë Administrative Pezë ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të prindërve, të cilët kanë dakordësuar që të gjithë fëmijët ta kryejnë mësimin në mjediset e shkollës private “Vëllezërit Kajtazi” vetëm me një turn.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që shkolla “Vëllezërit Kajtazi”, ku do të zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës së Pezë Helmësit, të pajiset me të gjithë bazën e nevojshme materiale për një mësim normal, duke filluar nga dita e hënë”, thuhet në reagim.
Po ashtu në qëndrimin e saj Bashkia e Tiranës i bën thirrje PD-së të bëjë fushatë me fatkeqësinë e tërmetit të nëntorit 2019.
“Pak ditë më parë, Partia Demokratike u mundua të mashtronte opinionin, duke sjellë në vëmendje rastin e një qytetari të prekur nga tërmeti, i cili përkundrejt asaj që thoshte PD, ishte trajtuar me bonus qiraje dhe i kishte tërhequr të gjitha paratë që i takonin. Sot ishte hera e disatë që PD-ja dështoi të gjejë një rast që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia e Tiranës në fatkeqësinë e tërmetit”.
Sakaq Bashkia e Tiranës njofton se shkolla e Lalmit, shkolla “1 Qershori”, shkolla “Jeronim de Rada”, e shumë të tjera, do të hapin dyert në kohë rekord për nxënësit.
/abcnews.al/