U ngjit një kategori më lart, ekipi italian përforcohet me dy shqiptarë

schedule17:13 - 12 Shtator, 2020

schedule 17:13 - 12 Shtator, 2020

Grosetto ka siguruar shërbimet e dy lojtarëve shqiptarë për sezonin e ardhshëm. Skuadra italiane që siguroi ngjitjen në Serie C, ka arritur akordin me Lazion dhe Atalantën për huazimet e Sergio Kalajt dhe Erdis Krajës.

I pari është 20 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të të rinjve të Lazios sezonin e kaluar, duke regjistruar 19 ndeshje dhe një gol të shënuar.

 

Sergio Kalaj dhe Igli Tare

Trajneri Simone Inzaghi e vlerëson shumë dhe në disa raste e ka grumbulluar me ekipin e parë Kalajn, i cili numëron dy ndeshje me Shqipërinë U21. Përforcimi tjetër është Erdis Kraja.

20-vjeçari luan si shkatërrues, ndodhet në pronësinë e Atalantës, teksa sezonin e fundit luajti me Palermon (21 ndeshje, 3 gola dhe 2 asiste). Edhe Kraja është pjesë e moshave kuqezi, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar akoma me Shqipërinë U19. /abcnews.al