Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.
Gjykata e Qarkut Landau ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar të Kosovës. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se ka vrarë të shoqen.
Shqiptari është dënuar pasi i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa ajo ndodhej në ulësen e pasme të makinës së tij, me tri të shtëna.
Astrit R. ka qëlluar Fitore R., 33-vjeçare, nëna e fëmijëve të tij 7 dhe 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të lartë.
Sipas gjyqtarëve, motiv për vrasjen ka qenë xhelozia pasi burri kishte frikë se mos ndahej nga e shoqja dhe fëmijët.
Policia e gjeti viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.
Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedentë penalë. s.b /abcnews.al/