Vettingu, KLD ngre grup pune me 4 anëtare

schedule19:01 - 22 Shtator, 2017

schedule 19:01 - 22 Shtator, 2017

Këshili i Lartë i Drejtësisë ngriti një grup pune prej katër anëtarësh, që do të koordinojë bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe ato partnere për të çuar para Reformën në drejtësi. Grupi që pritet të nisë punën të hënën, përbëhet nga anëtari i Kuvendit në KLD, dy anëtarë nga trupa gjyqësore dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë.

Një javë pas kësaj deklarate Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndërmori hapa konkretë ne përshpejtimit të procesit të vettingut.
Në mbledhjen e së premtes, KLD vendosi të ngrejë një grup pune të përbërë nga 4 anëtarë.
Ata do të rakordojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme me gjithë institucionet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtare për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
Në fjalën e tij para Këshillit Presidenti Meta, theksoi se KLD dhe Inspektorati i saj do të përmbushin të gjitha detyrimet që do i ngarkohen nga ky proces.
Grupi i punës, i cili pritet të nisë funksionimin të hënën, përbëhet nga përfaqësuesi i Kuvendit në KLD, Vangjel Kosta, dy përfaqësues të zgjedhur nga Konferenca Gjyqsore, Gerd Hoxha e Neritan Cena dhe nga përfaqësuesi i ministrisë së Drejësisë.

Mbledhja e Këshllit vijoi me shqyrtimin e projekt-akteve të përgatitura nga Inspektorati për vlerëimin e 15 gjyqtarëve.
Në përfundim KLD vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore të caktuara në gjykata të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=DuvW6bBdg6w