Festa e ditëlindjes përfundon me plumba! Vëllai i grabitësit serial plagos shokun pas alkoolit në lokal

schedule23:02 - 11 Shtator, 2020

schedule 23:02 - 11 Shtator, 2020

Ditëlindja për pak sa nuk është kthyer në ngjarje tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Kjo është dinamika e plagosjes së ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Rexhep Gjeli po festonte ditëlindjen e tij, ku i pranishëm ishte edhe Kevin Cungu  kur mes tyre ka nisur edhe një debat.

Dyshohet se ata kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike pasi në lokalin ku ata ndodheshin janë gjetur disa doza të vogla hashashi. Ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruarpas një debati, por ai është përshkallëzuar deri në përdorimin e pistoletës.

Kevin Cungu ka plagosur me një plumb në këmbë Gjelin, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Kevin Cungu, njihet si vëllai i Markelian Cungut, grabitës serial në Tiranë, i arrestuar disa herë që në moshë të vogël. Tashmë ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim për grabitjen në banesën e çiftit Laze të ndodhur në fillim të këtij viti./m.v. abcnews.al