Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat për blerje votash, Bardhi-Braçes: Mos fyej shqiptarët! Të nisë hetimi serioz

schedule22:02 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:02 - 11 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur zv.kryeministrit Erion Braçe.

Më herët Braçe reagoi pas akuzave të PD se PS ka nisur fushatën për blerjen e votave. Braçe tha se letra e shpërndarë nga PD është pa shenja identifikuese të cilën mund ta bëjë kushdo, ndërsa shton se ajo gjendet lehtësisht në Google, pasi sipas tij PD e ka bërë në çdo palë zgjedhje.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, numri dy i demokratëve i drejtohet Erion Braçes, duke i thënë të mos gënjejë shqiptarët.

Bardhi thekson se PS është duke ushtruar presion ndaj administratës, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve.

LEXO EDHE: Akuzat e PD për blerje votash, Braçe: Do e kallëzojmë, skenarët kriminalë do ndëshkohen

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës”, shprehet Bardhi mes të tjerash.

Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi:

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje.

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!