Hapja e kazinove, Shoqata e Basteve: Na ktheni dhe ne! Shqiptarët luajnë “fshehurazi”

schedule17:02 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:02 - 11 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

Vendimi i qeverisë për rihapjen e kazinove në kryeqytet ka nxitur ish –shoqatën e basteve  që të kërkoj rishikim të vendimit edhe për lojëra të tjera të fatit siç janë bastet  sportive. Ish-kreu i shoqatës Artan Shyti thekson se në Shqipëri qytetarët vijojnë të luajnë në mënyrë informale  dhe pavarësisht aspekteve negative funksionimi i lojërave të fatit  është një realitet që funksionon nëse rregullohet siç duhet.

“Gjëja më e mirë nuk ishte mbyllja, gjëja më e mirë ishte sistemi bazuar mbi ligj e mbi rregulla. Pa dyshim që ka pikëpyetje që ka problematika por më mirë të jetë në drite të diellit për Ta kontrolluar e  monitoruar dhe jo të jetë në rrugë jo zyrtare që është më e rrezikshme dhe buxheti humbet   shumë lekë e mbi të gjitha sporti humbet lekë”.

Buxheti i shtetit  humbet  45 mln eurosh  për shkak të mbylljes së lojërave të fatit. Ish-kreu i shoqatës Artan Shyti thekson se hapja e kazinove  është pozitive nëse procesi është i monitoruar me kujdes.

“Llogaritë tregojnë se humbasin rreth 45 mln euro dhe gati 15-20 mijë vende pune që u humbën nga mbyllja e basteve sepse bëhej fjalë për operatorë e shërbime të tjera dytësore ,kamariere e furnizues pra kishte impakt të madh edhe financiar edhe social”

Vendimi i qeverisë parashikon që në kryeqytet  të hapen Kazino në 6 rrugë  të cilat janë “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Rruga Dedë Gjon Luli”, “Ibrahim Rrugova”, “Xhorxh W. Bush” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”.Kompanitë që duan të zhvillojnë këtë aktivitet kanë si detyrim që të kenë një kapital prej 1.2 mld lekësh./abcnews.al