Policia ruse ka nisur hetimet në territorin e vendit, por këmbëngul për të marrë pjesë në hetimet gjermane për helmimin e përfaqësuesit të opozitës Aleksej Navalni, hipotezë që e përgënjeshtron me forcë.
Moska deklaroi se do t’i kërkojë Gjermanisë mundësinë për të marrë në pyetje Navalny i cili ka dalë nga koma artificiale të hënën. Bolgeri anti korrupsion 44 vjec, ishte ndjerë keq gjatë një fluturimi nga Tomsk në Moskë dhe u shtrua në spital për t’u transferuar më pas në Berlin ku mjekët pohuan se ai ishte helmuar me një element të panjohur të agjentit nervin Novicok, i krijuar nga specialistë sovjetikë për qëllime ushtarake.
Departamenti i transporteve të ministrisë ruse të brendshme i ngarkuar për verifikime paraprake për shtrimin në spital të Navalny dëshiron të pyesë nëse hetuesit rusë mund të marrin pjesë në aktivitetet e hetimeve gjermane dhe të mjekëve gjermanë.
Moska në mënyrë të veçantë dëshiron që hetuesit e saj të marrin pjesë në bisedime dhe të bëjë pyetjet e saj. Pala ruse pretendon se ka marrë në pyetje të gjithë anëtarët e ekipit të Navalny përveç njërit që jeton në Britaninë e Madhe dhe që nuk pranoi të merrej në pyetje duke u larguar në Gjermani në 22 gusht./abcnews.al