Një koleksion i veçantë në homazh të Bejrutit: Një qytet që triumfon pa pushim!

schedule15:07 - 11 Shtator, 2020

schedule 15:07 - 11 Shtator, 2020

Pak më shumë se një muaj pas shpërthimit në Bejrut, Elie Saab i ka kushtuar një koleksion të veçantë kryeqytetit libanez. Stilisti Elie Saab zbuloi koleksionin vjeshtë-dimër dedikuar kryeqytetit libanez dhe përmes një videoje ku prezantoi krijimet e reja i bëri homazhe muzës së tij të përjetshme.

Elie Saab ishte në gjendje të krijonte koleksionin e quajtur ” Burimi i Shenjtë” që tregon forcën dhe qëndrueshmërinë, diçka që qyteti i Bejrutit e ka përjetuar ndër vite me morinë e sfidave me të cilat është përballur. Modelet ecin me hijeshi përmes një pylli dhe duke dalë në dritë nga një shteg i fshehtë, bien në sy pëlhurat e përdorura.

Koleksioni i Haute Couture i dimrit të ri vjeshtor Elie Saab 2020-21

Me Bejrutin në qendër të koleksionit, Saab ka qenë në gjendje të tregojë rrugën e rezistencës për qytetin magjik të Bejrutit, duke na treguar të gjithëve se është e mundur të ëndërrojmë dhe të shpresojmë për një të ardhme më të mirë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!